Programi i radhës
Programi i mesditës
12:00 - 12:15
Programi i pasdites
16:00 - 16:30
Programi i mbrëmjes
21:00 - 21:30

Lajmet

Tadiq: Kërkime intensive për Mlladiqin

18.11.2008
Serbia po bën kërkime intensive në kërkim të të akuzuarit për gjenocid, Ratko Mlladiq, thanë zyrtarët më të lartë serbë në takim me kryeprokurorin e Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë.

Deklarata nga zyra e presidentit serb, Tadiq, mes të tjerash, theksonte se Serbia po "kërkonte intensivisht" Mlladiqin dhe të akuzuarin tjetër, ish-udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiq.

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, muajin e ardhshëm, do të paraqesë raportin për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën.

Raporti është vendimtar për integrimin e Serbisë në BE.
 
 
Shpërndaje:
Blogmarks Digg Facebook Google Bookmarks MySpace Yahoo Bookmarks Yahoo MyWeb