Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Pas një muaji sa ka qëndruar e mbyllur, ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë sot është rihapur për qarkullimin e komunikacionit civil.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së UNMIK-ut, Larry Miler tha se hapja e urës ka kaluar pa incidente, ndërkohë që përfaqësuesit e Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës e kanë kundërshtuar hapjen e kësaj ure.
Po sot, gjatë një takimi ndërmjet komandantit të KFOR-it Roland Kather dhe kryetarit të partisë Ora Veton Surroi, është thënë se dhuna e çfarëdo forme është ajo që më së paku i duhet Kosovës në këtë fazë.
XS
SM
MD
LG