Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeadministratori i Kosovës Joachim Ryker është takuar sot në Bruksel me shefin e diplomacisë evropiane Javier Solana. Pas takimit, Rycker tha se porosia e tij ka qenë që shtetet anëtare të BE-së dhe tërë bashkësia ndërkombëtare, duhet ta shfrytëzojnë momentin për të zgjidhur statusin e Kosovës sipas planit. Ai tha se vendimarrësit duhet ta kenë parasysh se në Kosovë janë shtyer zgjedhjet lokale, që është dashur të zhvillohen në nëntor, në mënyrë që të mos përputhen me procesin e statusit. Prandaj tha Rycker, nuk do të ishte e arsyeshme të shtyhet statusi për ndonjë arsye tjetër. Kreu i UNMIK-t vlerësoi se situata në Kosovë është stabile por shtoi se është në vazhdim e sipër edhe procesi për mbarimin e misionit të UNMIK-ut dhe fillimin e misionit të ardhshëm ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG