Ndërlidhjet

PODGORICË-TIRANË


"Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përkrahin aspiratat e Malit të Zi, që ti bashkangjiten programit të NATO-s Partneriteti për Paqe", tha sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld gjatë qëndrimit të sotëm në Mal të Zi.
Ndërkaq kryeministri malazez, Milo Gjukanoviq pas takimit me Rumsfeld, tha se "vendi i tij do të dëshironte të jetë pjesë e operacioneve paqëruajtëse, dhe është i gatshëm të merrë pjesë në forcat e koalicionit në luftën kundër terrorizmit, pa e cekur ndonjë përkushtim të veçant". Rumsfeld gjatë qëndrimit, paraditen e sotme në Mal të Zi, me zyrtarë të lartë të atjeshëm ka diskutuar mundësitë e dërgimit të trupave ushtarake malazeze në Irak ose Afganistan.
Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Ruff, para vizitës, ka thënë se "malazezët kanë treguar interesim për të qenë pjesë e përpjekjeve në luftën globale kundër terrorizmit".
Pas vizitës në Mal të Zi, Donald Rumsfeld, qëndron sot edhe në Shqipëri ku do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë, ndërkaq nesër, merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtes të vendeve të Evropës jug lindore.
XS
SM
MD
LG