Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Kryeadministratori i Kosovës Joachim Ryker është takuar sot në Bruksel me shefin e diplomacisë evropiane Javier Solana. Pas takimit, Rycker tha se porosia e tij ka qenë që shtetet anëtare të BE-së dhe tërë bashkësia ndërkombëtare, duhet ta shfrytëzojnë momentin për të zgjidhur statusin e Kosovës sipas planit. Ai tha se vendimarrësit duhet ta kenë parasysh se në Kosovë janë shtyrë zgjedhjet lokale, që është dashur të zhvillohen në nëntor, në mënyrë që të mos përputhen me procesin e statusit. Prandaj tha Rycker, nuk do të ishte e arsyeshme të shtyhet statusi për ndonjë arsye tjetër. Kreu i UNMIK-t gjithashtu tha se jo te gjitha vendet e bashkësisë ndërkombëtare e ndajnë bindjen se statusi i Kosovës duhet të zgjidhet gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG