Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu apeloi për qetësi nga të gjithë qytetarët e Kosovës përderisa nga organet e rendit ka kërkuar, që të kryejnë punën e tyre në mënyrë të duhur.
Sejdiu i bëri këto komente pas takimit të ekipit negociator, me ç’rast ka theksuar se "tash për tash nuk do të ketë takime mes Prishtinës dhe Beogradit".
"Si Kosovë, kemi qenë në këtë fazë mjaft konstruktivë dhe kemi shtjerrur mundësitë tona në kuadër të ofertës që ka dhënë limitin e saj në bazë të asaj që ne e quajmë normale. Këtu jemi dhe do të shohim, çdo insistim për çështje të tilla, do të ketë pasojë direkte në stërzgjatjen e procesit”, tha presidenti Sejdiu.
XS
SM
MD
LG