Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË/PODGORICË


Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld e vlerësoi si "historike praninë e komandove shqiptarë në Irak", ndërsa ministri shqiptar i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha se "ushtarakët shqiptarë do të qëndrojnë në Irak deri në përfundimin e misionit".
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Rumsfeld është takuar sot në Tiranë edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin e Republikës Alfred Moisiu.
Ndërkaq nesër, Rumsfeld pritet të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Evropës jug lindore që mbahet ne Tiranë.
Ndryshe, gjatë qëndrimit paraditen e sotme në Mal Të Zi, Rumsfeld mori premtimin nga kryeministri malazez Milo Gjukanoviq që vendi i tij të jetë pjesë e operacioneve paqëruajtëse.
XS
SM
MD
LG