Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara që gjatë këtij viti të zgjidhet çështja e fundit në Ballkan, përkatësisht të zgjidhet statusi i Kosovës", ka thënë sot në Prishtinë, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Fried, ka takuar sot presidentin Fatmir Sejdiun, ekipin negociues për statusin, shefin e UNMIK-ut, Joakim Ryker si dhe ka zhvilluar një takim me drejtorin politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Schafer, i cili po qëndron sot gjithashtu në Prishtinë. Daniel Fried tha se nuk do të donte të thoshte haptas se cili do të jetë statusi i Kosovës, por duke i dhënë mbështetje misionit negociues të Marti Ahtisaarit, ai tha se e ardhmja e Kosovës nuk do të jetë kthimi në të kaluarën, mbajtja e gjendjes ekzistuese e as ndërtimi i një Kosovë një etnike. Por se e ardhmja e Kosovës, shtoi ai, do të jetë ndërtimi i një Kosovë shumë etnike dhe demokratike.
“Mesazhi im është se ne Shtetet e Bashkuara jemi seriozisht të interesuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe t’u ndihmojmë njerëzve të Kosovës që të gjejnë të ardhmen e tyre në siguri, tolerancë e demokraci dhe të ardhme në Evropë”, tha Daniel Fried, duke u zotuar se qeveria amerikane nuk do të ndalet për të arritur këtë qëllim.
XS
SM
MD
LG