Ndërlidhjet

TIRANË


Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Evropës jug lindore që po mbahet në Tiranë, ku i pranishëm është edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, u diskutua edhe çështja e Kosovës, nga pikëpamja e sigurisë dhe opsionet për zgjidhje.
Donald Rumsfeld dhe ministri shqiptarë i Mbrojtes Fatmir Mediu u pajtuan se zgjidhja për Kosovën, të bëhet në bazë të respektimit të të drejtave të gjitha grupeve etnike, si dhe procesit të decentralizimit".
Ndërkaq duke folur për përpjekjet e Shqipërisë për integrim në NATO, Rumsfeld tha se "Shqipëria është përpjekur, ka dërguar forca ushtarake në Irak, por iniciativa për integrim në NATO është krejtësisht e Shqipërisë". Ai shtoi se "trupat paqëruajtëse shqiptare në Irak do të qëndrojnë deri në angazhimin e plotë të sigurisë atje", ndërsa nuk caktohet ndonjë datë për tërheqjen e tyre.
XS
SM
MD
LG