Ndërlidhjet

STRASBURG


Parlamenti Evropian ka paralajmruar sot Turqinë se duhet të përshpejtojë në reformat themelore, nëse dëshiron të anëtarsohet në Bashkimin Evropian. Kamiel Urlings, i dërguar i Parlamentit Evropian për Turqinë, tha se qysh më herët ka pritur rezultate pozitive të Turqisë.
"Si Parlament, kemi kërkuar që reformat politike të jenë prioritare, qysh në fillim të fazës së negociatave. Deri në fund të vitit 2007, Turqia duhet të shënojë përparim në fushat e lirisë së të shprehurit dhe liritë fetare. Thjeshtë, dëshirojmë që Turqia të jetë afër me standardet Evropiane", ka thënë Urlings.
Ligjëvënësit e Bashkimit Evropian, kanë marrë kohëve të fundit një raport, që akuzon Ankaran për ngecje në përmbushjen e premtimeve.
XS
SM
MD
LG