Ndërlidhjet

logo-print

MITROVICË


Ura qëndrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të rihapet nesër për qarkullim të plotë, ka njoftuar zëdhënësi I policisë së Kombeve të Bashkuara në këtë qytet, Larry Miller. Ky vendim pason bisedimet e zëvendës shefit të administratës ndërkombëtare, Steven Schook me përfaqësuesit politik të të dyja komuniteteve në Mitrovicë. Ura është mbyllur të hënën pasdite, vetëm disa orë pasi ishte rihapur, pas një përplasjeje ndërmjet disa të rinjëve shqiptarë dhe atyre serbë. Vendimi për rihapjen e urës përkon me vizitën e nesërme në Mitrovicë të ndihmës sekretarit amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Daniel Fried.
XS
SM
MD
LG