Ndërlidhjet

HAGË


Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte në ish Jugosllavi, ka shpallur sot fajtor politikanin serb të Bosnjes, Momçilo Krajishnik me 27 vjet heqje lirie. Gjykatësi, Alphons Orie, tha se Krajishnik është fajtor për 5 vepra penale përderisa, lirohet nga akuza për gjenocid.
"Gjykata ju shpall fajtor për këto vepra: persekutim, që do të thotë krim kundër njerëzimit, eliminim, vrasje, deportim, dëbim me dhunë që të gjitha këto krime kundër njerëzimit. Andaj, trupi gjykues ju dënon me 27 vjet heqje lirie", njoftoi gjykatësi Orie.
XS
SM
MD
LG