Ndërlidhjet

BRUKSEL


Parlamenti Evropian, në raportin e vet për Turqinë, ka hequr pjesën ku i kërkohet Turqisë ta pranojë gjenocidin ndaj Armenisë, si kusht për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Por, autori i raportit për Turqinë, deputeti holandez Kamiel Urlings tha se është jetike për Turqinë ta pranojë të kaluarën.
"Zyrtarisht dhe formalisht, njohja e gjenocidit ndaj Armenisë, nuk është kusht për pranim në BE, por është e domosdoshme për vendin që synon të antarësohet në familjen evropiane, ta pranojë të kaluarën e vet", tha Urlings.
Ndryshe, Komisioni Evropian, në nëntor do të lëshojë një raport rreth Turqisë, që pritet të kritikojë procesin e ngadalshëm të reformave.
XS
SM
MD
LG