Ndërlidhjet

BEOGRAD


Perendimi ka plotësisht të drejt kur insiston në dorëzimin e të akuzuarit të Tribunalit të Hagës Ratko Mladiç, ngase kjo do të ishte mirë për Serbinë, por e kanë gabim nëse nxitojnë që Kosova të jetë shtet i pavarur, ngase kjo do të jetë shumë keq", tha presidenti serb Boris Tadiq për agjencinë Reuter.
"Bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë shumë kujdes në çështjen e Kosovës. Unë nuk kërkojë shtyrje të bisedimeve, por durim dhe vendim të qartë", tha Tadiq.
"Serbia është e gatshme t'i ofrojë Kosovës autonomi të gjërë, ndërsa Kosova, nuk do të duhej të ketë ulëse në Kombet e Bashkuara, të ketë forca të armatosura, kufinj të njohur ndërkombëtarisht, dhe as të përzihej në punët e brendshme të Serbisë", ka thënë presidenti serb Boris Tadiq.
XS
SM
MD
LG