Ndërlidhjet

LUBJANË/NJU JORK


"Pavarësisht rezultatit të pamjaftueshëm të bisedimeve në Vjenë, përcaktimi i statusit të Kosovës duhet të imponohet", tha ministri i jashtëm slloven Dimitrije Rupel.
"Marrëveshja ndoshta do të duhej imponuar, edhe pse koha për këtë nuk është e përshtatshme dhe pa rreziqe, prandaj bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e përgatitur për pasojat", ka thënë ministri Rupel gjatë qëndrimit në Universitetin e Harvardit në Masaçusets.
"Në Kosovë mund të shpërthejë dhuna, dhe për këtë prania e NATO-s duhet shtuar", tha shefi i diplomacisë sllovene për të vazhduar se "me shtimin e forcave të sigurisë, serbët do të bindeshin se nuk u mungon siguria, dhe do të hiqnin dorë nga ndarja e Kosovës".
Sipas ministrit Rupel, "shqiptarët kurrë nuk do të pranonin ndarjen, dhe përveç kësaj, ajo do të ishte presedencë e rrezikshme për Bosnjen, Maqedoninë dhe disa konflikte në Kaukazin Jugor". Ai u angazhua për presion të mëtejmë të Bashkimit Evropian, SHBA-ve dhe NATO-s ndaj Serbisë, që të mos shkohet kah ndarja e Kosovës, dhe tha se progresi i Beogradit drejt BE-s do të jetë i ngadalshëm përderisa Kosova të jetë tema qëndrore politike.
XS
SM
MD
LG