Ndërlidhjet

PORTOROZH


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s po diskutojnë sot në Portorozh të Sllovenisë rreth numrit jo të mjaftueshëm të trupave ushtarake në Afganistan. Ditëve të fundit, vendet anëtare të NATO-s ofruan 2 mijë trupa shtesë për Afganistanin, por sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se duhen edhe më shumë. Sekretari amerikan i Mbrojtes, Donald Rumsfeld, gjatë qëndrimit të djeshëm në Tiranë, u shpreh optimist se vendet e NATO-s do të dërgojnë trupa shtesë në Afganistan.
"Jam shumë i bindur që NATO është plotësisht e përkushtuar në Afganistan. Poshtu, besoj se vendet e NATO-s do të dërgojnë trupa shtesë atje", ka thënë Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG