Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur sot, publikimin e një pjese të raportit të shërbimeve amerikane të kundërzbulimit, ku thuhet se "lufta në Irak i ka hapur rrugën ekstremistëve islamik të rekrutojnë më shumë përkrahës". Presidenti amerikan George Bush tha se "raporti rreth konkluzioneve për luftën në Irak, është keq interpretuar nga mediat". Ndërkaq, demokratët kërkuan nga administrata të publikojë raportin e plotë, por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Toni Snou, tha se një publikim i tillë do të kërcënonte jetën e agjentëve amerikanë.
XS
SM
MD
LG