Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Perendimi ka plotësisht të drejt kur insiston në dorëzimin e të akuzuarit të Tribunalit të Hagës Ratko Mladiç, sepse kjo do të ishte mirë për Serbinë, por e ka gabim nëse nxiton që Kosova të pavarësohet, ngase kjo do të jetë shumë keq", tha presidenti serb Boris Tadiq për agjencinë Reuter.
"Bashkësia ndërkombëtare duhet të ketë shumë kujdes në çështjen e Kosovës. Nuk kërkoj shtyrje të bisedimeve, por durim dhe vendim të qartë", tha Tadiq.
"Serbia është e gatshme t'i ofrojë Kosovës autonomi të gjërë, ndërsa Kosova, nuk do të duhej të ketë ulëse në Kombet e Bashkuara, forca të armatosura, kufinj të njohur ndërkombëtarisht, dhe as të përzihej në punët e brendshme të Serbisë", ka thënë Tadiq.
XS
SM
MD
LG