Ndërlidhjet

PORTOROZH


Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s miratuan sot zgjerimin e trupave të aleancës në gjithë territorin Afgan. Kështu u bë e ditur pas takimit të sotëm në Portorozh të Sllovenisë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Scheffer, e përshëndeti vendimin duke thënë se me këtë hap, aleanca ndihmon në radhë të parë sigurinë e afganëve.
"Siç e dimë të gjithë, forcat e NATO-s në Afganistan janë duke drejtuar operacione ushtarake mjaft komplekse dhe njëherësh sfiduese. Megjithatë, trupat tona po e kryejnë punën në mënyrë shumë të suksesshme", tha Scheffer.
Numri i ushtarëve të NATO-s në Afganistan, brenda dy javësh do të arrijë në 12 mijë.
XS
SM
MD
LG