Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi ligjin, i cili përcakton mënyrat e hetimit dhe gjykimit të të dyshuarve për terrorizëm. Një ditë më parë masat pothuaj identike i miratoi Dhoma e Përfaqësuesve.
Ligji mundëson krijimin e tribunaleve ushtarake për të dyshuarit për terrorizëm dhe ndalon ndëshkimin e vrazhdët e të pazakonshëm të të arrestuarve.
Kritikët thonë se ligji do t'u japë hetuesve më shumë kompetenca për të vendosur në ç'mënyrë të trajtohen të burgosurit. Presidenti George Bush tha se ligji do t'u japë Shteteve të Bashkuara mjetet e nevojshme për të mbrojtur amerikanët.
"Ne nuk mund të jemi në gjendje t'i themi popullit amerikan se e bëjmë punën tonë si duhet nëse nuk i kemi mjetet e nevojshme. Ky ligj na bën të ndihemi të sigurtë se mund t'ju mbrojmë. Detyra jonë më solemne është siguria e këtij vendi", tha presidenti Bush, i cili tash pritet ta nënshkruajë ligjin.
XS
SM
MD
LG