Ndërlidhjet

logo-print

ARKALYK/KAZAKISTAN


Gruaja e parë turiste në gjithësi është kthyer në Tokë.
Anousheh Ansari u prit me trëndafila mëngjesin e sotëm sapo doli nga kapsula e anijes kozmike ruse Soyuz. Ajo tha se udhëtimi qe "madhështor", dhe shfaqi shpresën ta përsërisë. Amerikaneja me origjinë nga Irani pagoi rreth 20 milionë $ për udhëtimin 11 ditësh.
Bashkë me të u kthyen edhe 2 astronautë nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, rusi Pavel Vinogradov dhe amerikani Jeff Williams.
"Shihja nga dritarja ime dhe kur e pashë gjelbërimin, e dija se u kthyem në Tokë. Kjo më bëri të ndihem mirë", tha astronauti amerikan Jeff Williams.
XS
SM
MD
LG