Ndërlidhjet

PORTOROZH


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka ftuar sot Rusinë dhe Gjeorgjinë të tejkalojnë tensionet rreth arrestimit të katër oficerëve rusë në Tbilisi, me akuzat për spiunazh.
Këto komente, Scheffer i bëri pas takimit në Portorozh të Sllovenisë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Ivanov, dhe ministrat e Mbrojtjes të NATO-s.
"Ka pas thirrje për moderim dhe mos shkallëzim të situatës, thirrje që i është drejtuar gjithë forcave në Gjeorgji dhe në Rusi", tha Scheffer.
Ndryshe, Rusia ka ftuar Këshillin e Sigurimit të reagojë ndaj Gjeorgjisë lidhur me arrestimet e së mërkurës, të cilat Rusia i ka cilësuar të rrezikshme dhe të papranueshme.
Ndërkohë bëhet e ditur për protesta të mbajtura pranë ambasadës gjeorgjiane në Moskë, për të kërkuar lirimin e oficerëve.
XS
SM
MD
LG