Ndërlidhjet

CYRIH


Bosnja nuk do të ndahet megjithë dallimet e vjetra që kanë dalë sërish në sipërfaqje në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ka deklaruar në Cyrih ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe të evroazisë Daniel Frid.
Në intervistën për agjencinë e lajmeve Reuters, ai theksoi se statusi i Kosovës nuk do prekë Bosnjën. "Çfarëdo të jetë statusi i Kosovës Bosnja ka nevojë që të qëndrojë e bashkuar", tha Frid.
Ndonëse nuk ka dashur të bëjë rekomandime për Brukselin zyrtar lidhur me zgjerimin Frid ka theksuar se "e ardhmja evropiane është alternativë e shkëlqyer për vendet e Ballkanit".
XS
SM
MD
LG