Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale pas referendumit për kushtetutën e re, ka thënë kryeministri Vojisllav Koshtunica. Siç njofton agjencia Reuter, Koshtunica megjithate nuk ka caktuar ndonjë datë për zgjedhjet.
Kuvendi i Serbisë sot pritet që me procedurë urgjente ta miratojë projekt kushtetutën e re, në të cilën Kosova cilësohet si pjesë integrale e Serbisë.
Para se të hyjë në fuqi, drafti duhet të mbështetet nga dy të tretat e 250 deputetëve dhe pastaj të miratohet në referendum.
Procedura e shpejtuar për miratimin e dokumentit është kritikuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë si dhe nga organizatat e njohura joqeveritare në Beograd.
XS
SM
MD
LG