Ndërlidhjet

logo-print

MUMBAI


Policia e Indisë e ka akuzuar shërbimin pakistanez të kundërzbulimit për ndërlidhje me sulmet në trenin në qytetin Mumbai në fillim të vitit.
Komisioneri i policisë në Mumbai tha se provat dëshmojnë se shërbimi pakistanez i ka planifikuar sulmet, ndërsa i ka kryer grupi militant pro-pakistanez Lashkar-e-Taiba.
Në sulmet e 11 korrikut e humbën jetën 186 njerëz dhe më shumë se 800 u plagosën.
XS
SM
MD
LG