Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale pas referendumit për kushtetutën e re.
Duke folur në Beograd, Koshtunica nuk caktoi ndonjë datë për zgjedhjet, të cilat pritet të mbahen në dhjetor.
Sonte ndërkaq pritet të mblidhet parlamenti i Serbisë që me procedurë urgjente ta miratojë projekt kushtetutën, në të cilën Kosova cilësohet si pjesë integrale e Serbisë.
XS
SM
MD
LG