Ndërlidhjet

logo-print

JERUSALEM


"I Mbetet qeverisë libaneze të garantojë siguri në Libanin Jugor", vlerësuan zyrtarë izraelitë pas tërheqjes së trupave të mbetura në jug të Libanit, derisa një numër i vogël ushtarësh izraelitë, kanë mbetur në zonën kufitare në lindje. Majori izraelit Zvika Golan tha se "tërheqja është në pajtim me rezolutën 1701 të Kombeve të Bashkuara".
"Ne po kryejmë detyrën tonë, sipas rezolutës 1701 të Kombeve të Bashkuara, me të cilën obligohemi t'i tërheqim trupat tona nga Libani", tha Golan.
Ndërkohë, zyrtarë izraelitë thanë se nuk hezitojnë të sulmojnë, nëse Hezbollahu tenton t'i rindërtojë pozicionet e veta të shkatërruara gjatë luftimeve 34-ditëshe.
XS
SM
MD
LG