Ndërlidhjet

STRASBOURG


Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është nxitja e vetme e vërtetë për paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, tha kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rene van der Linden.
Ai i bëri këto komente në një konferencë për shtyp, në prag të sesionit vjeshtor, në të cilin ndër temat kryesore do të jenë Ballkani dhe Kosova.
Van der Linden tha se zgjidhja e statusit të Kosovës është çështje shumë e ndjeshme, nga e cila do të varet paqja, stabiliteti dhe prosperiteti i gjithë rajonit.
XS
SM
MD
LG