Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi në fshatin Rapqë e Lartë në komunën e Dragashit. Megjithëse në kohën e shpërthimit banorët gjendeshin në shtëpi, dëme në njerëz nuk ka pasur.
Duke e dënuar këtë akt, Qeveria e Kosovës njoftoi se në shtëpinë e Zeqir Zurapit, me përkatësi etnike gorane, është vendosur dhe aktivizuar material shpërthyes.
Qeveria e ka cilësuar sulmin si një akt kriminal, që u shërben atyre forcave, të cilat tentojnë me çdo kusht t'i dëmtojnë proceset e gjithmbarshme në Kosovë.
Policia gjithashtu ka njoftuar se mbrëmë ka ndodhur edhe një shpërthim tjetër në një shtëpi në rindërtim e sipër në fshatin Gjinovc të komunës së Suharekës.
Për këtë shpërthim, me kërkesë të prokurorit janë arrestuar dy persona.
XS
SM
MD
LG