Ndërlidhjet

BEOGRAD


Tetë ish policë serbë dolën sot para Gjykatës në Beograd të akuzuar për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në Suharekë në mars të vitit 1999.
Në mesin e viktimave ishin 14 fëmijë, dy foshnja, një grua shtatzënë dhe një e moshuar mbi 100 vjet.
Trupat e viktimave janë gjetur në një varrezë masive në Beograd në vitin 2001.
Në mesin e të akuzuarve janë Radosllav Mitroviç, komandant i forcave speciale serbe në Kosovë gjatë luftës dhe Radojko Repanoviç, ish komandant i policisë së Suharekës.
XS
SM
MD
LG