Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovën e re e të pavarur, institucionet e saj janë të gatshme t'i marrin përgjegjësitë dhe obligimet për pakicat, ka thënë sot në Prishtinë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.
Z. Sejdiu i ka bërë këto komente në një debat lidhur me raportet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, të organizuar Projektit për Marrëdhënie Etnike.
Me këtë rast, presidenti i Kosovës u bëri thirrje serbëve të bashkëpunojnë dhe të integrohen në jetën institucionale, ndërsa premtoi se këto institucione, në Kosovën e re do të ndërtojnë një demokraci të qëndrueshme ku raportet mes komuniteteve do të jenë të mira dhe në harmoni me standardet evropiane.
XS
SM
MD
LG