Ndërlidhjet

TBILISI


Autoritetet e Gjeorgjisë ia kanë dorëzuar OSBE-së 4 oficerët rusë, arrestimi i të cilëve shkaktoi krizë ndërmjet Moskës dhe Tbilisit.
Në ceremoninë e shfaqur drejtpërdrejt në televizion, zyrtarët i ripërsëritën akuzat për spiunazh dhe thanë se 4 oficerëve nuk u lejohet të kthehen në Gjeorgji.
Presidenti Mikheil Saakashvili tha se dorëzimi i tyre nuk ka të bëjë me presionet nga Moska.
"Ky është gjest i vullnetit të mirë ndaj miqve dhe aletëve tonë demokratikë, e jo pasojë e presioneve, me të cilat jemi mësuar. Ne nuk kemi frikë prej tyre, dhe do të ecim përpara", tha Saakashvili.
Kryesuesi i OSBE-së, Karel De Gucht, nga Tbilisi i bëri thirrje Rusisë të bëjë gjeste të ngjashme për t'i ulur tensionet.
Sot autoritetet ruse thanë se kanë pezulluar të gjitha lidhjet postare dhe transportuese me Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG