Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Sot në Shkup po qëndron shefi i UNMIK-ut Joachim Rucker. "Udhëhiqemi nga ajo që deklaroi grupi i Kontaktit që të bëhet gjithçka e mundur që statusi i Kosovës të zgjidhet deri në fund të këtij viti", tha Rycker pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski. Rycker gjithashtu tha se raportet me Maqedoninë janë shembull i mirë që Kosova ndërton me fqinjët e saj.
"Gjatë këtyre takimeve kemi biseduar për të gjitha çështjet që janë në interes për të dyja vendet, Maqedoninë dhe Kosovën", tha kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski pas takimit me kryeadministratorin e Kosovës.
Joachim Rycker, ndërkaq shfaqi besimin se UNMIK-u brenda një viti, nuk do të jetë prezent në Kosovë, andaj i ka cilësuar si shumë të rëndësishme relacionet konstruktive që ndërtohen mes Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës.
XS
SM
MD
LG