Ndërlidhjet

logo-print

TBILISI/MOSKË


Rusia sot ka filluar zbatimin e bllokadës së Gjeorgjisë si përgjigjje për arrestimin e 4 oficerëve të saj të akuzuar për spiunim.
"Me vendimet e ministrive përkatëse është ndërprerë komunikacioni ajror, hekurudhor, detar, rrugor dhe postal", njoftoi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
"Këto masa kanë për qëllim kufizimin e transportit dhe shërbimeve postare me Gjeorgjinë dhe pretendojmë të ndalojmë rrjedhën ilegale të shumave të mëdha të parave nga Rusia në Gjeorgji", tha Lavrov.
Ndërkohë Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Gjerogjia ka përmbushur me sukses bisedimet për integrim më të thellë në ekonomi dhe bashkëpunim politikë me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG