Ndërlidhjet

TBILISI/MOSKË


Rusia sot ka filluar zbatimin e bllokadës së Gjeorgjisë si përgjigjje për arrestimin e 4 oficerëve të saj të akuzuar për spiunim.
"Me vendimet e ministrive përkatëse është ndërprerë komunikacioni ajror, hekurudhor, detar, rrugor dhe postal", njoftoi ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
"Këto masa kanë për qëllim kufizimin e transportit dhe shërbimeve postare me Gjeorgjinë me të cilat pretendojmë të ndalojmë rrjedhën ilegale të shumave të mëdha të parave nga Rusia në Gjeorgji", tha Lavrov.
Ndërsa komisionerja e Bashkimit Evropian për marrëdhënie me Jashtë, Benita Verero tha sot se është shumë e rëndësishme për të dyja palët të hyjnë në dialog dhe t'a mbajnë gjendjen nën kontroll.
XS
SM
MD
LG