Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


"Kryenegociatori Marti Ahtisari vazhdon të punojë në propozimin e tij për zgjidhjen e statusit të Kosovës, në pajtim me konkluzat e Grupit të Kontaktit, që procesi të përfundojë deri në fund të vitit", tha zëdhënsja e tij Hua Jiang.
Zëvendës shefi i UNMIK-ut Steven Schook tha se administrata ndërkombëtare vazhdon t'i mbështes parimet e Grupit të Kontaktit që zgjidhja e statusit të arrihet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Në Beograd kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica e ka vlerësuar si "befasues" njoftimin e agjencive se Ahtisari mund të shtyjë propozimin e tij shkaku i zgjedhjeve në Serbi. Ahtisari në mandatin e tij "absolutisht nuk ka autorizime që të merret me atë se kur do të mbahen zgjedhjet në një vend sovran", tha Koshtunica.
XS
SM
MD
LG