Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana ka deklaruar se zgjidhja për statusin e Kosovës të shtyhet për vitin e ardhshëm, nëqoftëse Serbia mbetet në qëllimet e saj që të mbajë referendum për kushtetutën dhe të shpallë zgjedhjet gjatë vitit 2006.
"Ky është një qëndrim që ende nuk është përcaktuar por tingëllon si çështje e arsyeshme, të cilën presidenti Ahtisaari me gjasë do të vendosë", u tha Solana deputetëve të Parlamentit Evropian.
Ai sqaroi se parimi, i cili u miratua në Nju Jork, ishte që Marti Ahtisari të propozojë dokumentin për statusin përfundimtar të Kosovës nga fundi i tetorit apo fillimi i nëntorit, por atëherë dukej se zgjedhjet në Serbi do të mbahen në vitin 2007. Situata në Serbi radikalisht ndryshoi në ditët e fundit, tha Solana.
"Nëse pala serbe e respekton kalendarin, atëherë Ahtisari me siguri do ta shtyjë paraqitjen e propozimit të tij për statusin përfundimtar të Kosovës", tha Solana.
Ai tha se mendimi i BE-së është që çfarëdo qoftë statusi përfundimtar i Kosovës, ai nuk do duhej të ndikojë në zgjedhjet në Serbi. Solana gjithashtu tha se shtyrja në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në rezultatin e procesit për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG