Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së Javier Solana ka bërë me dije se procesi për pavarësimin e Kosovës mund të jetë precedent për rajonet separatiste të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë në Gjeorgji.
Siç njofton korrespondenti i radios Evropa e Lirë në Bruksel, Ahto Lobjakas, Solana i ka thënë Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian se gjatë një bisede telefonike me presidentin e Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, ky i fundit ka shprehur "shqetësime të tmerrshme" rreth pasojave të mundshme që negociatat për statusin e Kosovës mund të kishin për Gjeorgjinë.
Solana tha se edhe ai konsideron që mundësia për statusin e pavarur të Kosovës mund të kishte efekt negativ në integritetin territorial të Gjeorgjisë, duke thënë se kjo do të ishte presedencë.
"Ne jemi zënë në kurth këtu. Presidenti Saakashvili është në kurth, të gjithë ne jemi të zënë në kurthin e një mekanizmi të dyfishtë, i cili mund të ketë pasoja të mira për njërën anë, por jo edhe për tjetrën. Kjo mund të mos jetë një situatë ku të dyja palët do të dilnin fituese, edhe pse ne do të duhej të kërkojmë një zgjidhje të tillë. Por nuk do të jetë lehtë", tha Solana.
Ai gjithashtu tha se edhe vetë ishte shqetësuar nga "mënyra me të cilën Saakashvili e kishte shprehur shqetësimin e tij".
XS
SM
MD
LG