Ndërlidhjet

BEOGRAD


Presidenti serb Boris Tadiç bëri thirrje sot për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, që sipas tij, duhet mbajtur më së largu deri në fund të vitit. Këto komente, Tadiç i bëri në shënimin e gjashtë vjetorit të përmbysjes së regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Ndërkaq, referendumi për votimin e kushtetutës së re, është caktuar të mbahet më 28 dhe 29 tetor.
Në kushtetutën e hartuar, Serbia pretendon sovranitet mbi Kosovën, duke e quajtur pjesë integrale të saj.
Në zhvillime të tjera zëvendëskryeministrja e Serbisë Ivana Duliç-Markoviç, paralajmroi sot se do të bëjë ftesë për bojkotimin e votimit, pavarësisht kryeministrit Vojisllav Koshtunica, i cili më herët ka filluar të bëjë fushatë për referendum për kushtetutën e re. Ajo tha se politikanët serbë kanë deklaruar hapur që kushtetuta e re, është hartuar me nxitim, vetëm sa për të konfirmuar vullnetin e Serbisë për mos shkëputje të Kosovës, që siç duket së shpejti do të pavarësohet.
XS
SM
MD
LG