Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit në Prishtinë, deklaruan sot se nuk ka ndryshime në qëndrimin e Grupit të Kontaktit që statusi i Kosovës të zgjidhet deri në fund të këtij viti.
Shefja e zyrës amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanov tha se "SHBA-të nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e dalur nga Grupi i Kontaktit, që statusi të zgjidhet deri në fund të vitit". Qëndrim të ngjashëm ka shfaqur edhe shefi i zyrës finlandeze në Prishtinë, Mark Lamanen, që në këtë rast ka folur në emër të Bashkimit Evropian. "Besoj se nuk kemi dallime të mëdha ose vonime të rrezikshme. Deri tash nuk kam informacione nga institucioni për të cilin punojë rreth qëndrimeve të tilla, mirëpo edhe nëse do të ishte ashtu sigurisht se do të befasohesha", ka thënë Lamanen.
XS
SM
MD
LG