Ndërlidhjet

SEUL


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë sot një deklaratë me të cilën, paralajmëron Korenë e Veriut që të mos kryej prova të armëve bërthamore. Deklarata do t'i bëjë thirrje Phenianit që menjëherë t'u kthehet bisedimeve gjashtë palëshe. Diskutimet ndodhin pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfed tha se "provat bërthamore të Koresë së Veriut do të tregonin dobësinë e komunitetit ndërkombëtar". Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey tha se deklarata që pritet të nxirret sot është shumë e rëndësishme.
"Diskutimet në Këshillin e Sigurimit janë duke u mbajtur dhe pritet nxjerrja e deklaratës. Mendoj se deklarata ka për qëllim të vë në pah koncensusin e komunitetit ndërkombëtar, që Korea e Veriut nuk duhet të vazhdojë me prova të tilla, dhe njëherësh, veri-koreanëve do t'u bëhen absolutisht të qarta pikëpamjet e komunitetit ndërkombëtar", tha Casey.
XS
SM
MD
LG