Ndërlidhjet

MOSKË/TBILISI


Autoritetet e Gjeorgjisë konfirmuan sot se Rusia ka deportuar një grup gjeorgjianësh nga Rusia të akuzuar si imigrantë ilegal. Deportimi vjen si masë shtesë pas sanksioneve të ndërmarra nga Rusia ndaj Gjeorgjisë ditëve të fundit, pas arrestimit të katër oficerëve rusë për spiunazh.
Ndërkohë, Dhoma e Ulët e parlamentit rus ratifikoi sot marrëveshjen me Gjeorgjinë për tërheqjen e dy bazave ruse nga Gjeorgjia. Sipas marrëveshjes, Rusia obligohet të tërheqë bazat deri në fund të 2008.
Në zhvillime të tjera, presidenti gjeorgjian Mikhail Shakashvilli deklaroi fitoren e lëvizjes së tij kombëtare në zgjedhjet lokale të Gjeorgjisë të mbajtura dje. Ndërkohë, që opozita e ka akuzuar presidentin për falsifikim të votave.
XS
SM
MD
LG