Ndërlidhjet

SHPK: MUND TË PRITEN PROTESTA E PAKËNAQËSI, POR JO DHUNË


Albana Isufi, Prishtinë

Policia e Kosovës thotë se nuk ka arrestuar, por deri tani as edhe të dyshimtë rreth shpërthimit të fundit në shtëpinë e këshilltarit të zëvendëskryeministrit Naim Behluli në Gjilan. Por as kryesit e dy shpërthimeve të tjera në këtë qytet, ai mbi veturën e Ministrit të Rendit, Fatmir Rexhepi dhe në veturën e këshilltares tjetër të zëvendëskryeministrit nuk janë zbuluar ende.

Ndihmësi i komisarit të policisë Reshat Maliqi thotë se këto shpërthime janë duke paraqitur kërcënim për sigurinë.
“Çdo shpërthim paraqet rrezik dhe shqetësim për qytetarët dhe rrezikon situatën e tërësishme të sigurisë në Kosovë që ne pretendojmë që ta kemi një situatë të mirë", tha zoti Maliqi.

Zëvendëskomisari i policisë për operativë Reshat Maliqi, thotë se Shërbimi Policor i Kosovës pret që me afrimin e zgjidhjes së statusit përfundimtar të ketë shprehje të pakënaqëisve të mundshme nga ana e qytetarëve, por jo që kjo të përcjellet edhe me dhunë.

“Është e vërtetë se sa më afër i afrohemi zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës, presim që mund të ketë ndoshta protesta të mundshme, pOr jo dhe bomba dhe eksplozive apo viktima. Presim ndonjë pakënaqësi që mund ta shprehim përmes formave demokratike njerëzit dhe të thonë e dëshirojnë apo jo, e dëmtojnë apo s'e dëmtojnë", thotë zoti Maliqi.

Shërbimi Policor i Kosovës sipas zotit Maliqi kohëve të fundit ka ngritur masat e sigurisë në të gjithë vendin, ndërkohë që për personalitetet e larta po zbaton një operacion të veçantë të sigurisë.

“E kemi zinxhirin e sigurisë dhe operacionin tjetër që menjëherë pas rastit që ka ndodhur të shpërthimit në veturën e Ministrit të Punëve të Brendshme, i kemi shtuar masat e sigurisë në tërë territorin e Kosovës, kemi bërë përpjekje që t'i sigurojmë dhe të ofrojmë një siguri më të plotë ndaj personaliteteve ndaj objekteve dhe institucioneve të Kosovës, njëkohësisht edhe ndaj minoriteteve që mund të jenë objekt sulmi nga dikush", tha zoti Maliqi.

Autoritetet përgjegjëse për rendin e konsiderojnë si të brishtë sigurinë edhe më tej në Mitrovicë, ku kohë më parë për shkak të disa incidenteve, ura mbi lumin Ibër është mbyllur e hapur disa herë. Gjenerali Maliqi thotë se situata në veri është nën kontroll.

XS
SM
MD
LG