Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sinjalet për vonesën në zgjidhjen e statusit padyshim që paraqesin shqetësim për institucionet, por edhe për qytetarët e Kosovës, ka thënë kryeministri Agim Çeku. Në takimin me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker kryeministri i Kosovës i quajti të papranueshme shqetësimet se pavarësia e Kosovës do të ishte rast edhe për vende tjera që të shkonin rrugës së saj, duke e marrë si shembull Kosovën.
“Kosova është rast unik dhe i veçantë”, tha Çeku.
Ndërkohë, shefi i UNMIK-ut, Ruecker tha se parimet e Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e statusit brenda këtij viti, duhet të jenë udhërrëfyes i tërë procesit.
XS
SM
MD
LG