Ndërlidhjet

PRISHTINË


"NATO do ta ruajë praninë e saj ushtarake në Kosovë edhe pas zgjidhjes së statusit, zgjidhje që mund të arrihet brenda këtij viti", thanë sot në Prishtinë përfaqësues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
"Prania e forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë është e pashmangshme edhe pas zgjidhjes së statusit, që ndoshta do të bëhet gjatë këtij viti", deklaruan ata pas një takimi me udhëheqësit më të lartë të KFOR-it në Prishtinë, në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Kosovë. Ndërkohë sot paradite, kanë takuar përfaqësues të shqiptarëve dhe të serbëve në qytetin e Mitrovicës. Me këtë rast, ata ftuan qytetarët e Kosovës që t’i kontribuojnë paqes dhe "të pranojnë pa dhunë zgjidhjen për statusin". Ata thanë po ashtu se asnjë lloj dhune nuk çon në rrugën e duhur për Kosovën.
XS
SM
MD
LG