Ndërlidhjet

SEUL


Trupat e Koresë së Jugut hapën zjarr paralajmërues ndaj 5 ushtarëve verikoreanë, që kishin kaluar Zonën e Demilitarizuar, e cila i ndan dy vendet.
Incidenti ka ndodhur në kohën e tensioneve në rritje në siujdhesë, pasi Koreja e Veriut tha se planifikon të zhvillojë prova bërthamore.
Seuli ndërkohë ka mbështetur kërkesën e Kombeve të Bashkuara që Pheniani të heqë dorë nga planet për prova bërthamore.
Ambasadori japonez në KB, vendi i të cilit kryeson Këshillin e Sigurimit, tha se Pheniani do ketë pasoja të rënda nëse nuk merr parasysh kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare.
"Nëse megjithë thirrjet e ndërkombëtarëve Koreja e Veriut i zhvillon provat bërthamore, atëherë do ndodhë ajo që është paraparë në deklaratën e Këshillit të Sigurimit", tha Kenzo Oshima.
XS
SM
MD
LG