Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermanisë, diskutuan sot në Londër mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit.
Shefja e diplomacisë britanike, Margaret Beckett tha se ministrat kanë qenë "thellësisht të zhgënjyer" me faktin se Irani nuk ka pranuar të pezullojë programet e pasurimit të uraniumit.
"Në Vjenë në qershor, ne thamë se janë dy rrugë përpara. Shprehim keqardhje se Irani ende nuk e ka zgjedhur rrugën pozitive, por do t'i vazhdojmë përpjekjet tona për të gjetur një zgjidhje të negociuar", tha Beckett.
XS
SM
MD
LG