Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sudani ka akuzuar Kombet e Bashkuara për hartimin e raporteve të gënjeshtërta lidhur me krimet në Darfur. Ambasadori sudanez në organizatën botërore tha se ka pasur disa raste shkeljesh, por organizatat joqeveritare kanë falsifikuar situatën.
Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë krizës në Darfur, për 3 vjet janë vrarë mbi 200 mijë njerëz dhe 2.5 milionë të tjerë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, si pasojë e dhunës së paraushtarakëve arabë, që kanë mbështetjen e qeverisë kundër popullsisë afrikane.
XS
SM
MD
LG