Ndërlidhjet

MOSKË


Gazetarja prominente ruse Anna Politkovsakya, një kritike e zëshme e luftës në Çeçeni, sot është gjetur e vrarë në ndërtesën ku banonte në qendër të Moskës.
Policia tha se trupi ishte gjetur në një lift, ndërsa prokuroria tha se vdekja qe "vrasje e paramenduar".
Politkovskaya punonte për "Novaya Gazeta", një e përditshme e njohur për kundërshtimin ndaj Kremlinit.
Në vitin 2002, ajo luajti rolin e negociatorit me kryengritësit çeçenë, të cilët e pushtuan teatrin e Moskës. Dy vjet më vonë, nuk mundi të raportojë për rrëmbimin e shkollës në Beslan, ku kryengritësit çeçenë morën peng qindra fëmijë. Politkovskaya u detyrua të shtrohet në spital për shkak se kishte marrë helmim nga çaji që kishte pirë në aeroplan.
Gazetarja ka shkruar libra kritikë për presidentin Vladimir Putin dhe fushatën e tij në Çeçeni. Ajo disa herë ishte arrestuar dhe ankohej se e kërcënojnë.
XS
SM
MD
LG