Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyra e kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, ka konfirmuar sot se nuk ka ndryshuar asgjë në agjendën e saj sa i përket dinamikës së përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës.
Por, zëdhënësi i Zyrës në Vjenë, Remi Durlot, tha për radion "Evropa e Lirë", se nëse zgjedhjet në Serbi mbahen para përfundimit të këtij viti, në Grupin e Kontaktit dikush do të dëshirojë ndryshimin e orarit. Durlot, bëri të ditur se kryenegociatori Marti Ahtisari nuk do të vizitojë rajonin në dy javët e ardhshme e për "më pas nuk dihet, pasi agjenda nuk është përpiluar më tej".
XS
SM
MD
LG